Shkrimtari i njohur, Salman Rushdie, sulmohet me thikë në New York

Shkrimtari i njohur Salman Rushdie, është sulmuar me thikë në New York. Sipas Associated Press ai është sulmuar në skenën e Institutit Chautauqua, fillimsht me grushte dhe më pas me thikë.

Kujtojmë se libri i Rushdie “Vargjet Satanike” është ndaluar në Iran që nga viti 1988, pasi shumë muslimanë e konsiderojnë atë si blasfemi. Një vit më vonë, lideri i ndjerë i Iranit, Ajatollah Ruhollah Khomeini, nxori një fetva, ose dekret, duke bërë thirrje për vdekjen e Rushdie.

Një shpërblim prej mbi 3 milionë dollarë është ofruar gjithashtu për këdo që vret Rushdie.

Qeveria e Iranit është distancuar prej kohësh nga dekreti i Khomeinit, por ndjenjat anti-Rushdie vazhduan. Në vitin 2012, një fondacion fetar gjysmë zyrtar iranian e ngriti shpërblimin për Rushdie nga 2.8 milionë dollarë në 3.3 milionë dollarë.

Rushdie e hodhi poshtë atë kërcënim në atë kohë, duke thënë se nuk kishte “asnjë provë” se njerëzit ishin të interesuar për shpërblimin.

Atë vit, Rushdie botoi një kujtim, “Joseph Anton”, rreth fetvasë.