SHKRESAT/ Vokshi çon në SPAK Plarent Ndrecën: Komisioni Hetimor është marrë peng nga PS, mbledhjet e drejtuara nga Ndreca janë nul

Drejtuesja e Komisionit Hetimor në Shëndetësi, Albana Vokshi në një deklaratë për mediat është shprehur se komisioni hetimor është marrë peng nga mazhoranca me qëllim dështimin e tij.

Vokshi ka bërë publike dhe shkresat që i ka dërguar drejtueses së parlamentin në lidhje me shkeljet që janë bërë nga anëtarët e mazhorancës dhe kompetencat që ata marrin në kundërshtim me ligjet e vendit.

“Në datën 11 i kemi dërguar Spiropalit një shkresë ku e kemi informuar me problematikat që ka hasur Komisioni Hetimor dhe me uzurpimin e drejtimit nga ana e mazhorancës.

I kemi kërkuar drejtueses së Parlamenti që të zëvendësojë anëtarët e komisionit hetimor që janë përfaqësues të mazhorancës.

Komisioni Hetimor nuk preket nga përjashtimet që janë marrë në seancën parlamentar, pasi është ngritur për një qëllim të caktuar dhe janë shkelur afatet dhe pas pak ditësh të përfundojë pa 75 % të pranisë së deputetëve të opozitës. Ky komision nuk e kryen detyrën s’duhet dhe mbledhjet janë nul

I kemi kërkuar që të marrë masa disiplinore ndaj sekretarit të përgjithshëm për shkeljet që janë bërë.

Kryetarja e kuvendit nuk ka marrë asnjë masë dhe prej një jave nuk ka përgjigje. Ata po thërrasin mbledhjet kur në fakt është kryetari që thërret dhe drejton mbledhjen por ata janë të vendosur që të mohojnë ekzistencën e opozitës.”

MË POSHTË KËRKESA DREJTUAR ETIKËS, PËR MARRJEN E MASAVE DISIPLINORE PËR PLARENT NDRECËN, ERION BRAÇEN DHE ILIR METAJN

kerkesa-per-sekretariatin-e-etikes-1729240572


Shtuar 18.10.2024 10:50