Identifikohet i riu që mbeti i vrarë në Elbasan. Mësohet se viktima e shpërthimit me eksploziv, është identifikuar si Kristi Agron Balukja.
I riu ishte duke i vendosur eksploziv makinës së 40-vjeçarit Renato Çepa, por lënda plasëse shpërtheu aksidentalisht, ndoshta para kohe duke i shkaktuar dëmtime të mëdha. Ai ndërroi jetë në spital.
Policia njoftoi se rreth orës 04:10, në lagjen “Shënkoll”, dyshohet se një shtetas rreth 24-vjeç, duke vendosur lëndë eksplozive në automjetin tip “Volkswagen”, në pronësi të shtetasit R. Ç., lënda eksplozive ka shpërthyer dhe për pasojë 24-vjeçari është dëmtuar dhe transportuar në spital.
Është ngritur një grup i posaçëm hetimor me specialistë për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe Departamentit të Policisë Kriminale në drejtimin e Prokurorisë, vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes.