Shkoi për të vjedhur banesën por i ngec trupi në dritare, gjendet pa shenja jete hajduti në Fier

Gjatë natës, një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në lagjen “8 Shkurti” në Fier. Në tentativë për të vjedhur, një 40-vjecar, i paidentifikuar ende, ka humbur jetën pasi gjysma e trupit i ka ngecur në dritare.

Sipas vëllait të kryefamiljarit, Nikollaq Lule, banesa trekatëshe i përket Uan Lules, i cili prej një muaji ndodhet në Greqi tek fëmijët e tij.

Ai tregon se fqinji që kujdeset për banesën, e ka gjetur të vdekur në dritare personin dhe ka lajmëruar menjëherë policinë.

I riu është dërguar në morgun e Fierit, ndërsa nuk është identifikuar ende.

 


Shtuar 13.04.2026 11:28