“Shkoi në ndihmë të djalit të ortakut”, Klodiana Lala jep detaje për vrasjen e biznesmenit italian në Salari

Gazetarja Klodiana Lala, duke folur për vrasjen e shtetasit italian, Edoardo Sarchi, dy ditë më parë në Salari të Tepelenës, u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se 44-vjeçari që mbeti viktimë, nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen, pasi kishte shkuar aty për të ndihmuar djalin e ortakut të tij shqiptar që kishte mbetur në rrugë pasi iu prish makina.

“Biznesmeni italian nuk ka patur asnjë lidhje me ndonjë konflikt të mëparshëm, apo natën e ngjarjes, me autorin e dyshuar.

Biznesmeni italian është gjendur rastësisht në vendin e ngjarjes. Konflikti ka qenë mes Gazment Braçit dhe autorit të dyshuar janë konfliktuar për dritat e gjata. Autori i dyshuar Kamber Sulçaj, e ka ndjekur nga pas Gazment Braçin, që është djali i Eqerem Braçit, ortakut të shtetasit italian, të cilit i është prishur makina dhe ka mbetur në rrugë.

Për këtë arsye ka kërkuar ndihmën e babait dhe me të ka ardhur edhe shtetasi italian për të ndihmuar djalin e Eqeremit dhe pikërisht këtu është gjentur nën breshërinë e armëve dhe ka humbur jetën. Pra nuk ka asnjë lidhje me konfliktin mes palëve dhe këtë mund ta konfirmoj zyrtarisht të policisë dhe prokurorisë së Gjirokastrës”- tha Lala.


Shtuar 29.09.2025 22:16