Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Elbasan. Orët e para të mëngjesit të ditës së sotme një fëmijë 3 vjeç është dërguar me urgjencë në spital, dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë.
Burime bëjnë me dije se fëmija është dërguar në spital me temperaturë të lartë dhe menjëherë është vënë në oksigjen, Ajo vuante nga bipneumonia laterale dhe kishte disa ditë që mjekohej në kushte shtëpie.
Njoftimi i policisë:
Elbasan/ Informacion paraprak
Më datë 19.01.2022, në orët e para të mëngjesit është dërguar në spitalin e Elbasanit, në gjendje të rëndë për jetën, shtetasi i mitur A. I., 3 vjeç, i cili pas disa orësh ka humbur jetën.
Grupi hetimor ka kryer veprimet e para hetimore në vendngjarje dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës.