Ukraina më herët pretendoi se anija luftarake ishte goditur nga raketat Neptun të prodhuara nga vetë ata.
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë e pranoi zjarrin duke thënë se ka ndodhur një shpërthim në bordin e Moskva, anijes së Flotës së Detit të Zi të vendit, që ka shkaktuar dëmtime të mëdha
Në deklaratën e ministrisë thuhet: “Municionet e kryqëzorit Moskva janë shpërthyer si pasojë e një zjarri në anijen luftarake. Anija është dëmtuar rëndë. I gjithë ekuipazhi është evakuuar. Shkaku i zjarrit po hetohet”.
Nuk ka specifikuar shkakun e zjarrit, duke thënë se është nën hetim.
Por, Ukraina tha se anija 186 metra e gjatë u godit nga raketat e tyre Neptun. Ndihmësi presidencial ukrainas Oleksiy Arestovych tha se shpëtimtarët rusë nuk ishin në gjendje të arrinin anijen, e cila mund të kishte deri në 510 anëtarë të ekuipazhit në bord.
“Është konfirmuar se kryqëzori raketor Moskva sot shkoi pikërisht aty ku u dërgua nga rojet tona kufitare në ishullin e gjarpërinjve”, shkroi në postimin e tij në Telegram, Guvernatori rajonal i Odesa, Maksym Marchenko.
Më herët gjatë luftës, ukrainasit e vendosur në ishullin e gjarpërinjve në Detin e Zi kundërshtuan urdhrin e anijes për t’u dorëzuar, duke i thënë Moskës “të shkojë në ferr”./albeu.com