Shkodrani kthen banesën në “shtëpi bari”

Një 41-vjeçar është arrestuar në fshatin Trush të Shkodrës është arrestuar, pasi policia i gjeti në banesë 35 bimë kanabisi.

Një qytetar tjetër nga Shkodra është vënë nën hetim pasi dyshohet se ditën e djeshme, ka shkaktuar prishje të qetësisë publike, duke qëlluar në ajër, me armë imituese, e cila u gjet më pas nga policia dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Një 25-vjeçar po ashtu nga fshati Gruda e Re në Shkodër, po hetohet në gjendje të lirë pasi është kapur duke transportuar me kamion, dru për zjarr, të prera në mënyrë të paligjshme.

  1. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com/