Protesta për rritjen e çmimeve ka bërë që qytetarët e të gjithë vendit të ngrihen në protesta. Edhe qytetarët e Shkodrës kanë dalë në rrugë, duke marshuar e bllokuar rrugët kundër rritjes së çmimit të naftës dhe të bukës.
“Nëse rritet çmimi i bukës, mos hani bukë”, thuhet në një pankartë, duke ironizuar ministren e Energjetikes Belinda Balluku e cila tha se për të përballuar çmimin e naftës, tha të ecim në këmbë.
Gjithashtu protesta ka pasur dhe në Lushnjë, ku qytetarët kanë bllokuar rreth rrotullimin e Plugut. Kjo ka bërë që situata të tensionohet dhe të ketë përplasje mes protestuesve dhe policisë.
Kujtojmë që protestuesit kanë paralajmëruar se manifestimet do të zhvillohen çdo ditë, deri në normalizimin e situatës.
View this post on Instagram