Qindra qytetarë të Shkodrës kanë protestuar para bashkisë për të kundërshtuar projektin e një kulle shumë katëshe në këtë qytet. Sipas tyre ndërtimi i kësaj kullë është shkatërrimi i identitet të Shkodrës, dhe bëjnë thirrje për anulimin e këtij projekti.
“Kulla nuk asht cool n’Shkodër’ me këtë slogan qindra qytetarë të mbështetur edhe nga shoqëria civile kanë marshuar këtë të hënë nga sheshi Luigj Gurakuqi deri përpara bashkise së këtij qyteti, pasi janë kundër ndërtimit të një kulle shumë katëshe në kryeqendrën e veriut.
Ndërtimi i kullës sipas protestuesve është fillimi i shkatërrimit të identitetit të Shkodrës. Ata kanë shigjetuar kryeministrin Edi Rama se është ai që po shkatërron këtë qytet.
Nuk futet kulla në thes, a ka kullë ne venecia, stop betonizimit, Luksi Juaj Mizerja jonë, kanë qendë disa nga parullat e kësja protestë, ku qyetarë të shoqëruar edhe nga fëmijet e tyre i vendosnë para bashkisë së Shkodrës. /syritv