Shkodër/ I dehur, lëvizte me armë pa leje, në pranga 38-vjeçari

Një 38-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vaun e Dejës, pasi lëvizte me armë zjarri pa leje, informoi sot policia.

I identifikuari me inicialet P. M., 38 vjeç, banues në fshatin Stajkë në gjendje të dehur nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit për të ndaluar dhe ka tentuar të largohet.

Sipas kontrolleve të kryera policia, sekuestroi armën e zjarrit, një automjet dhe një celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për hetime të mëtejshme.


Shtuar 8.06.2024 11:45