“Shko gjeje diku tjetër se s’kam fuqi”, habit e ftuara: Gratë shqiptare u japin leje burrave t’i tradhtojnë

Falja e tradhtisë për 92 herë nga partnerja e Neymar ka ndezur diskutime pasditen e sotme në “Ftesë në 5”.

Teksa të ftuarit kane ndarë mendimet e tyre, duke e kundërshtuar tradhtinë dhe duke e përkufizuar si një akt i cili ndodh kur nuk ka dashuri, dedektive Shkënda Lili ka folur me statistika. Ajo ka treguar se në Shqipëri nuk ndahen për një tradhti në të vërtetë.

Të lidhura

None found

Sakaq e ftuara tjetër e panelit, Arta Hysa, ka pohuar se gratë japin me leje burrin kur janë shtatzënë për 9 muaj, duke i lejuar të shkojnë me gra të tjera.

“Mund të jetë një shlodhje sepse ka qenë shtatzënë dhe i thonë 9 muaj. Ka plot ashtu që ia japin lejen. Kur janë shtatzënë i thonë shko gjeje diku tjetër se nuk jam e zonja”, ka treguar e ftuara.’

 


Shtuar 10.11.2023 19:31