“Shko dhe paguaj për këta budallenj”, Rama tregon çfarë i tha Melonit për turistët që ia mbathën nga restoranti: Qeshën të gjithë

Pamjet e një grupi turistësh italianë që janë larguar pa paguar pasi konsuamuan darkën në një prej restoranteve të Beratit kanë bërë xhiron e rrjetit. Ky lajm është ndarë edhe me kryeministren italiane Giorgia Meloni gjatë vizitës së saj në Vlorë, ku qëndroi për disa ditë.

Ka qenë kryeministri Edi Rama ai i cili në një intervistë për La Stampa ka treguar se kur ia ka thënë Melonit të gjithë kanë qeshur.

Pasi mësoi detajet nga vetë kryeministri shqiptar, Meloni ka porositur ambasadorin italian Fabrizio Bucci për të paguar llogarinë që 4 turistët italianë.

“Në mediat shqiptare dhe në TikTok nuk u fol veçse për një grup italianësh që u arratisën nga një restorant në Berat pa paguar. Pronari e hodhi poshtë. Kur i thashë Giorgias, të gjithë qeshën.

Ajo urdhëroi ambasadorin: “Shko dhe paguaj faturën për këta budallenj, të lutem, dhe bëj një deklaratë! Italia nuk mund të humbasë respektin kështu”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 18.08.2023 11:54