Shkëputet ashensori në pallatin në ndërtim në Tiranë, vdes 58-vjeçari në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën.

Policia bën me dije se më 8 tetor, rreth orës 11:30, te ish-Fusha e Aviacionit, dyshohet se si rezultat i një defekti, ka rënë nga kati i parë, në katin minus një, ashensori i një pallati në ndërtim e sipër.

Si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi T. M., 58 vjeç, për të cilin kanë kallëzuar familjarët, se ditën e djeshme nuk është kthyer në banesë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./Albeu.com


Shtuar 8.10.2023 13:30