Sa herë që lexojmë apo shikojmë lajmet, ka të bëjë me fatkeqësitë, vdekjet, luftën, varfërinë, konfliktet politike. Të gjitha sa më sipër mund të na bëjnë të ndihemi jo rehat dhe ta bëjnë botën të duket si një vend shumë i frikshëm për të jetuar. Sigurisht, ne nuk duam të shkojmë në një nivel tjetër dhe të injorojmë atë që po ndodh rreth nesh, por ndoshta është koha që të ndalojmë t’i lejojmë ata ta bëjnë jetën tonë të përditshme të duket e zezë dhe e errët.
Autori i arsimuar në Harvard dhe ithtar i psikologjisë pozitive Shawn Achor shpjegon se “askush nuk bëhet i lumtur kur ia del mbanë. Përkundrazi, ai ia del mbanë kur bëhet i lumtur. Ai u përgjigjet komenteve që pyesin se si ai, një autor i suksesshëm dhe i diplomuar në Harvard, mund të jetë i pakënaqur. “Fëmijët” e Harvardit janë po aq të pakënaqur sa çdokush tjetër. Ajo që ndodh në jetën tuaj – nga marrëdhëniet, puna, financat – ndikon vetëm në 10% të lumturisë suaj. Mënyra se si i trajtoni ato ju ndikon shumë më tepër”, thotë ai.
Hormoni i lumturisë, dopamina, që truri ynë prodhon kur ndjejmë gëzim, ka një efekt shumë të rëndësishëm në trupin tonë: mund të rrisë produktivitetin e trurit tonë me 30%.
Shawn Achor sugjeron katër hapa të thjeshtë për të rritur prodhimin e dopaminës.
“Nuk do të duhen më shumë se dy minuta çdo ditë:
Shkruani tre gjëra për të cilat jeni mirënjohës.
Diskutoni ose mbani shënime nga një përvojë pozitive që keni pasur në 24 orët e fundit.
Meditoni për të ndihmuar trurin tuaj të fokusohet më mirë.
Bëni mesazhin ose emailin tuaj të parë të ditës në zyrë një falënderim ose mesazh pozitiv. Ndani të menduarit pozitiv.
Pas dymbëdhjetë vjetësh në Universitetin e Harvardit, Shawn Achor është bërë një nga ekspertët kryesorë në botë për lidhjen midis lumturisë dhe suksesit. Hulumtimi i tij mbi mentalitetin e lumturisë doli në kopertinën e Harvard Business Review dhe fjalimi i tij në TED është një nga më të njohurit e të gjitha kohërave me mbi 2.5 milionë shikime. Në fakt, ai është një nga vetëm dy folësit që janë ftuar ndonjëherë për t’iu drejtuar stafit të Shtëpisë së Bardhë në Camp David, zona ku pushon presidenti aktual amerikan. Teknika e tij rreth lumturisë konsiderohet si një nga më të suksesshmet në mbarë botën, ndërsa hulumtimi i tij se si stresi ndikon në trupin tonë në bashkëpunim me Universitetin Yale është publikuar në revista kryesore shëndetësore.