Shkencëtarët zbulojnë përse njerëzit e dehur me alkool bëhen “të këqinj”

Kur njerëzit konsumojnë alkool më shumë se ç’mund të mbajnë, bëjnë gjëra të çuditshme, disa kërcejnë mbi tavolina, disa të tjerë qeshin ose qajnë.

Por mes tyre ka dhe nga ata që shfryjnë zhgënjimet e veta te njerëzit që i rrethojnë.

Në lidhje me këtë të fundit studiuesit janë përpjekur të zbulojnë përse pija i bën njerëzit agresivë, teksa universiteti australian i New South Wales ka skanuar trurin e burrave të pirë dhe ka publikuar rezultatet në revistën Cognitive, Affective & Behavioral Neuroscience.

Zbulimet konfirmuan spekulime të mëparshme që thonin se alkooli prek zonën e korteksit para-frontal të trurit, e cila lidhet me sjelljen, shprehjen e karakterit dhe një numër funksionesh të tjera.

Në studim personat që iu dha të konsumonin alkool duhet të konkurronin në një lojë me reagime të shpejta në krahasim me Inteligjencën Artificiale, duke monitoruar aktivitetin e tyre në tru.

Mes të rinjve ku kishte nisur te shprehej agresiviteti, kishte një rënie të ndjeshme të aktivitetit në korteksin para-frontal të trurit.

Siç raporton rrjeti IFLScience, kjo do të thotë se personat nuk shpenzonin shumë energji në procesimin e sinjaleve sociale dhe kjo i bënte me pak pre e zakoneve të përhershme të sjelljes.

Autori drejtues Thomas Denson, tha në një deklaratë:

“Megjithse ka një efekt të përgjithshëm zbutës nga alkooli në korteksin para-frontal, ne vumë re një lidhje pozitive në aktivitetin e zonave dorsomediale e dorsolaterale të korteksit, të cilat komandojnë një sërë sjelljesh si raporti i paqes me agresionin, në varësi të gjendjes së kthjellët ose të intoksikuar”.

Pra për alkoolin studiuesit thanë se shuan instinktet e përftuara dhe nxit sjelljet e dhunshme ose agresive.

Prandaj ata ngrinin pyetjen se përse kjo substancë është e lejuar për të gjithë në moshën mbi 21 vjeç ne SHBA, në një kohë kur bima e marijuanës që është produkt natyral ndalohet për të gjithë edhe pse është shkaktues i sjelljeve paqësore./Albeu.com


Shtuar 14.04.2023 21:31