Shkencëtarët zbulojnë digjitalisht mumien e faraonit të famshëm

Mumja e faraonit të lashtë egjiptian Amenhotep I është zbuluar në mënyrë dixhitale për herë të parë me skanerë të teknologjisë së lartë. Më parë, studiuesit nuk mund të zbulonin trupin e sundimtarit të lashtë për shkak të dekorimeve, kurorave me lule dhe maskës së hollë me gurë të çmuar.

Por teknologjia e skanimit të topografisë tredimensionale (CT) bëri që ata të mund të shihnin trupin për herë të parë dhe të zbulonin më shumë detaje rreth pamjes së sundimtarit dhe bizhuterive unike me të cilat ishte varrosur. Skanimi zbuloi gjithashtu se faraoni kishte vdekur në moshën 35-vjeçare.

Hulumtimi u drejtua nga Sahar Saleem, një profesor i radiologjisë në Universitetin e Kajros dhe egjiptologu i njohur Zahi Hawass, një ish-ministër i antikiteteve. “Saleem dhe Hawass përdorën teknologji të avancuar me rreze X, skanim CT [tomografia e kompjuterizuar], si dhe programe të avancuara softuerike kompjuterike për të zbërthyer në mënyrë dixhitale mumjen e Amenhotep I në një metodë të sigurt jo-invazive, pa pasur nevojë të preknin mumjen.”