Shkencëtarët rusë arritën të kultivonin shalqinj në stacionin Vostok në Antarktidë, vendi më i ftohtë në botë, si pjesë e projektit që ata filluan në shkurt 2020.
Projekti i quajtur “Rastenia”, që do të thotë “Bimë” në rusisht, iu deshën 103 ditë shkencëtarëve për të rritur shalqinj. Në deklaratën e bërë nga Instituti i Kërkimeve të Arktikut dhe Antarktikut Të Rusisë (AARI), prova e parë e kultivimit të shalqirit në stacionin Vostok, pika më e ftohtë në botë, është përfunduar në kuadër të një projekti të përbashkët me Institutin e Kërkimeve të Agrofizikës dhe Instituti i Problemeve Biomjekësore të Akademisë së Shkencave Ruse.
Në deklaratë, raportohet se kushte të tilla si temperatura e ajrit dhe lagështia janë siguruar në serën e posaçme të krijuar brenda stacionit dhe është vënë në dukje se shkencëtarët rusë kanë arritur të rritin 8 shalqinj në 103 ditë.
Drejtori i AARI-t Aleksandr Makarov tha: “Përveç vlerës shkencore dhe përfitimit praktik të perimeve, frutave të freskëta, projekti ynë i përbashkët ka edhe shumë përparësi të rëndësishme. Gjithashtu pati një ndikim pozitiv në gjendjen emocionale të studiuesve polare, të cilët kaluan muaj në kushte të tilla si temperaturat e ulëta dhe hapësira e kufizuar e jetesës në serën në stacion.”