Zbulohet një plantacion kabanisi në Spanjë. Mediat e huaja shkruajnë se në pranga kanë rënë katër shqiptarë që ishin përgjegjës për kultivimin e lëndës narkotike.
Gjithashtu theksohet se në zonë janë gjetur rreth 820 bimë marijuane.
Autoritetet kanë monitoruar zonën dhe kanë rënë në gjurmët e trafikantëve në periferi të Ulldecona.
Magazina ishte përshtatur me të gjitha mjetet për kultivimin e lëndës narkotike, që nga ndriçimi, vaditja apo produkte të tjera që përdoreshin nga trafikantët.