Shkatërrohet banda shqiptare e drogës në Spanjë, 11 të arrestur

11 shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë spanjolle gjatë një operacioni antidrogë.

Sipas mediave spanjolle e gjithë organizata kriminale që ra në pranga ishte me origjinë shqiptare. Ata akuzohen se janë përfshirë në trafikun e drogës, mashtrimet me lidhjet e energjisë elektrike, armëmbajtje pa leje, posedimin e lëndëve plasëse.

Theksohet se anëtarët e bandës kriminale, fillimisht merrnin me qira shtëpi luksoze në zona jo shumë të populluara, me pas i përdornin për të prodhuar kanabis, ndërsa flinin në tokë. Ndërkohë dy anëtarët të tjerë të bandës, ishin përgjegjës për ruajtjen e kontrollit të ‘shtëpive të barit’. Ata furnizonin me materialin e nevojshëm për plantacionet si edhe me produktet e nevojshme për ushqimet që të mos kishin nevojë të lëviznin në banesat luksoze.

Nga ky operacion u sekuestruan 97 kg boçe marijunë afro 4000 bimë në proces rritjeje, 223435 euro para cash dhe ndër të tjera sekuestruan një armë zjarri dhe një hanxhar.


Shtuar 24.02.2023 17:53