Shkatërrohet banda shqiptare e drogës, arrestohen 3 persona, sekuestrohen mbi 10 mijë rrënjë kanabis

Autoritetet spanjolle në Muntanyes de Prades të Barcelonës kanë kryer një ndërhyrje në një plantacion të rritjes së kanabisit, i cili kontrollohej nga disa shtetas me kombësi shqiptare.

Raportohet se plantacioni i goditur nga policia kishte më shumë se 10 mijë rrënjë kanabisi dhe përfshinte një hapësirë prej më shumë se 1 kilometër katror.

Po ashtu në zonën përreth kanabisit u gjetën disa armatime, ndërsa u arrestuan dy 25-vjeçarë dhe një 28-vjeçar, të gjithë me kombësi shqiptare.

Përveç 10,112 bimëve, ekzistonte edhe një sistem vaditjeje i përbërë nga tuba plastikë për transportin e ujit të vendosura në një luginë të sipërme.


Shtuar 11.06.2023 16:57