Shkarkohet nga detyra prokurori i Vlorës

Është shkarkuar përfundimisht nga detyra prokurori i Vlorës Saimir Smaka. Kolegji i Posaçëm i Apelimit la më 20 shtator në fuqi vendimin e Komisioni të Pavarur të Kualifikimit të 7 korrikut 2023.

Trupi gjykues përbëhej nga Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo

Kujtojmë që gjatë seancës seancës dëgjimore të KPK-së të zhvilluar të hënën më 5 korrik, prokurori Smaka u pyet dhe dha më së shumti shpjegime për lidhur me me një kallëzim të kryer ndaj tij në SPAK për “korrupsion pasiv”, qëndrimin në hetimin e disa çështjeve dhe zvarritjet e procedimeve penale pa dhënë argumente.

Saimir Smaka përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës në vitin 2014 dhe prej 7 vitesh, ai e ushtron funksionin në Prokurorinë e Rrethit Vlorë.


Shtuar 21.09.2023 12:33