Shkarkohet nga detyra drejtori i SHISH, Helidon Bendo

Ditën e sotme është shkarkuar nga detyra drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Helidon Bendo.

Helidon Bendo u shkarkua nga detyra me kërkesë të kryeministrit Rama.

Presidenti Bajram Begaj ka dekretuar sot lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar.

DEKRETI
Presidenti Begaj dekreton lirimin nga detyra të drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar, Zotit Helidon Bendo

DEKRET

PËR LIRIMIN NGA DETYRA TË DREJTORIT TË SHËRBIMIT INFORMATIV KOMBËTAR

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, paragrafit 2, të ligjit nr. 8391, datë 28.10.1998, “Për Shërbimin Informativ Kombëtar”, të ndryshuar, me propozim të Kryeministrit,

DEKRETOJ:

Zoti Helidon Bendo, lirohet nga detyra e drejtorit të Shërbimit Informativ Kombëtar.

Dekret nr. 13887

Tiranë, më 23.12.2022 BAJRAM BEGAJ/albeu.com


Shtuar 23.12.2022 14:53