Shkarkohet Gledis Nano, ja kush mund ta marrë postin e drejtorit të përgjithshëm të policisë

Ditën e sotme është mësuar se është shkarkuar nga detyra Gledis Nanop drejtorii përgjithshëm i policisë.

Vendimi u mor nga ministrat dhe u bë zyrtare nga ministri i Brendshëm Bledar Çuçi.

Po kush mund ta zëvendësojë atë?

Emri i parë është Muhamet Rrumbullaku, drejtori i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Rrumbullaku është një rikthim në strukturat e Policisë së Shtetit, pas një karriere të gjatë ku për shumë vite ka qenë Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë për Rendin dhe Sigurinë Publike 2009-2013, ndërsa më parë ka qenë Drejtor i Policisë së Tiranës dhe në disa qarqe të tjera. Gjatë qeverisë teknike të vitit 2017 , Rrumbullaku u emërua për disa muaj, këshilltar i Ministrit të Brendshëm Dritan Demiraj.

Gledis Nano mori drejtimin e Policisë së Shtetit në tetor të 2021-ës pas problemeve që i paraprinë Ardi Veliut në drejtimin dhe menaxhimin e trupës policore. Nano më herët ka mbajtur postin e drejtorit të Anti-Terrorit dhe spikati me operacionin për evakuiimin e shqiptarëve që ndodheshin në kampin Al-Hol në Siri. Të mërkurën do të zbulohet zëvendësuesi i tij./albeu.com