Shkarkohet drejtori i AKU-së

Olsi Komici, ish-komisioner në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, është zgjedhur drejtori i ri i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), duke zëvendësuar në këtë detyrë, Edmond Rrushin, ish-deputeti i LSI-së.

Burimet për “Vox News”, kanë mësuar se Edmond Rrushi, është shkarkuar nga detyra e drejtorit të AKU-së. Vendimi pritet të bëhet publik në Këshillin e Ministrave.

Olsi Komici, vitet e fundit ushtroi detyrën e komisionerit të vetingut ku së bashku me kolegët e tij, ata shkarkuan nga detyra prokurore e gjyëtarë.

Pas përfundimit te mandatit, Komici dhe koleget shprehen shpesh herë dëshirën për të qenë pjesë e sistemit të drejtësisë. Ata synonin kryesisht Gjykatën e Apelit, por pse jo edhe Gjykatën e Lartë apo atë Kushtetuese.

Por ne rastin konkret, Komici përfundoi drejtor i AKU, ku çdo 3 apo 6 muaj vjen një titullar i ri. S’ka rëndësi është me shkollim: Ushtarak, juridik, veteriner apo inxhinier. Këtë radhe këtë pozicion e mori Olsi Komici i vetingut.


Shtuar 29.01.2025 14:00