Shkarkimi i zyrtarëve të burgut të Drenovës se futën telefona për Laert Haxhiun, emërohen drejtuesit e rinj

Pas shkarkimit të dy zyrtarëve të burgut të Drenovës, për shkak Laert Haxhiut i burgosur i sigurisë së lartë iu gjet telefon, emërohen dy drejtues të rinj në këtë burg.

Për sekuestrimin e telefonit, SPAK po kryen hetime duke kqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, pasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.

Laert Haxhiu konsiderohet si kreu i një grupi kriminal me anëtarë që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime që u urdhëruan në vite në ndryshme në Shqipëri. Por ndërkohë hetimet duket se kanë indicie edhe për çështje të narkotrafikut, të pafinalizuara ende.

Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës.


Shtuar 6.07.2025 15:17