Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për shkarkimin nga detyra të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ndryshe nga Këshilli i Ministrave që vendimin e shkarkimit të Nanos e sqaroi me një deklaratë të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi që tha se Drejtori nuk kishte përmbushur objektivat në funskionin e tij, ambasada amerikane e vlerëson atë për punën e kryer në muajt që drejtoi institucionin.
“Ne shprehim vlerësimin tonë për Gledis Nanon, i cili ishte një partner i fortë i SHBA-së si drejtor i Policisë së Shtetit shqiptar dhe më parë, si drejtor i Zyrës kundër Terrorizmit,” shkruhet në reagimin e ambasadës amerikane në Twitter./albeu.com