Policia ka arrestuar një 38-vjeçar në Gjirokastër pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Duke udhëtuar “tapë” ai ka shkaktuar dhe një aksident, me dëme vetëm materiale.
Njoftimi i policisë:
Gjirokastër.
Drejtonte automjetin në gjendje të dehur, arrestohet në flagrancë 38 vjeçari.
Specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban arrestuan në flagrancë shtetasin E. K., 38 vjeç, banues në Gjirokastër.
Shtetasi E. K., në lagjen “18-Shtatori”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, ka goditur mjetin tip “Ford”, duke shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.