Shkaktoi “kaos” në një lokal në Durrës, në pranga 38-vjeçari

Një 38-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Durrës, pasi ka ka shkaktuar rrëmujë në një lokal në zonën e plazhit në lagjen numër 13.

Policia bën me dije se 38-vjeçari me iniciale E.M ka kundërshtuar me forcë punonjësin e policisë, pasi donte t’i shmangej prangave.

Njoftimi policisë

Prishi qetësinë në një lokal në zonë bregdetare, si dhe kundërshtoi me forcë, punonjësin e Policisë që kryente veprimet për rastin, vihet në pranga 38-vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, gjatë kontrolleve të zhvilluara në terren, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të qetë dhe të sigurtë, kanë konstatuar se shtetasi E. M. po prishte qetësinë publike, në një lokal në zonën e plazhit, në lagjen nr. 13.

Shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë për shoqërimin e shtetasit E. M., i cili gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar me forcë, punonjësin e Policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua shtetasi E. M., 38 vjeç, banues në lagjen nr.13, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com/


Shtuar 28.05.2023 13:51