Është zbardhur identiteti i drejtuesit të automjetit “Volkswagen Touareg”, i cili shkaktoi dy aksidente automobilistike njëri pas tjetrit në rrugën transballkanike në Vlorë.
Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 45-vjeçarin Arlind Lagji, ish-drejtuesi i Doganës në Fier
Të lidhura
None found
Duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen Touareg”, Lagji ka aksidentuar shtetasen I. S., rreth 66 vjeçe, këmbësore në rrugë. Ai është larguar me shpejtësi nga vendi i aksidentit, por pas disa metrash është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. C., 63 vjeç.
Pak kohë më parë, Arlind Lagji është përfshirë në një skandal ku u denoncua se kishte rrahur dhe kërcënuar një shtetas, pasi ai e akuzonte se kishte marrëdhënie intime me gruan e tij.
Çifti i përfshirë në atë ngjarje ishin Algert Beluli dhe Anxhela Ngjeqari, ndërkohë që Algert Beluli publikoi audiopërgjime me ish-zyrtarin Lagji ku ky i fundit e kërcënonte me jetën e vajzës dhe i thoshte ‘do ta bëj trupin thela-thela’.
