Një banesë në Elbasan është përfshirë nga flakët ditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bathës, në banesën e shtetases D. H., 84 vjeçe.
Shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë në sobën e druve.
Si pasojë e flakëve janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit./albeu.com