Shiu shkakton situatë alarmante në Tropojë, kryebashkiaku thirrje shtetit për ndihmë: Po shkojmë drejt një katastrofe natyrore

Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë alarmante në Tropojë, ku uji ka vërshuar në rrugë dhe banesat janë të rrezikuara. Kryebashkiaku, Rexh Byberi ka njoftuar se situata është e rëndë në fshatin Vlad dhe u ka bërë thirrje institucioneve të ndërhyjnë para se të shkaktohet një katastrofë natyrore.

Postimi i Rexh Byberit:

Situate emergjente e tejskajshme ne Tropoje.

Shiu i panderprere prej dy ditesh shoqeruar me stuhi e rrebeshe po sjell deme te medha ne Tropoje.

Ndodhem se bashku me stafin tim prej mesnate ne Njesine Adiministrative Bytyç ku po monitorojme situaten.

Jo vetem rruget,kanalizimet, jane te tejmbushura por nga gerryerjet dhe shembjet e medha jane ne rrezik banesat e qytetareve.

Gjendja me alarmante eshte ne fshatin Vlad por pothuajse ne te gjithe territorin e Bashkise pershkallezimi po shkon drejt nje katastrofe natyrore.

Apeloj ne menyre urgjente jo vetem prane institucioneve pergjegjese shteterore por dhe tek secili banor i Tropojes per kujdes te shtuar dhe solidaritet.

Kujdesi me i madh duhet te jete tek rezervuaret e tejmbushur te cilet rrezikojne ne raste si ky.

Ne jemi e do te jemi prane qytetareve kudo ku jane ne veshtiresi me mjetet dhe burimet tona njerezore qe te perballojme kete situate te rende e te papritur.


Shtuar 17.09.2022 09:29