Shiu i lë vend temperaturave të larta, parashikimi javor i motit

Java që sapo ka nisur do të jetë nën dominimin e temperaturave të larta, të cilat të enjten do të kulmojnë në maksimalet e tyre në 37 gradë celcius.

Meteorologu Hakil Osmani, thotë se kjo javë nuk do të kemi mot të paqendrueshëm, ashtu sikur se ka qenë i gjithë muaji qershor deri tani.

Hakil Osmani thotë se në zonat malore, do të kemi herë pas here kalime të vranësirave duke krijuar momente të izoluara me reshje të pakta shiu, por që do të jenë të papërfillshme.

Dielli do të jetë dominant përgjatë gjithë 24-orëshit në zonat bregdetare, si edhe temperaturat e larta. Në zonat bregdetare, në orët e para të mëngjesit temperaturat e ajrit do t’i kemi nga 21 deri në 25 gradë Celsisus./albeu.com/


Shtuar 19.06.2023 10:11