Shiti 2 mijë kg duhan të grirë pa e deklaruar, shpallet në kërkim 50-vjeçari nga Lazarati

Policia ka shpallur në kërkim administratorin e një subjekti në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën fiskale, me vendndodhje në vendin e quajtur “Ish-zona industriale”, është konstatuar se mungonin 2 000 kg duhan i grirë, i importuar, i cili është hedhur në treg pa u deklaruar në organet përkatëse, duke fshehur të ardhurat.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit Sh. B., 50 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër, administrator i një subjekti në Gjirokastër.

Ky shtetas u shpall në kërkim pasi gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën fiskale, me vendndodhje në vendin e quajtur “Ish-zona industriale”, është konstatuar se mungonin 2 000 kg duhan i grirë, i importuar, i cili është hedhur në treg pa u deklaruar në organet përkatëse, duke fshehur të ardhurat.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 5.11.2021 11:54