Klevis Agolli, 31 vjeç është arrestuar nga policia e Durrësit. Sipas njoftimit të bluve, 31-vjeçari mbante lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, si dhe mjete për përdorimin e tyre, në automjetin që kishte parkuar në lagjen nr. 1, me qëllim shitjen në këtë zonë.
Agolli, banues në Gramsh u arrestua për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi të lëndëve narkotike heroinë dhe kokainë, si dhe mjete për përdorimin e tyre, që posedoheshin nga ky shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./albeu.com