Shiste kapsolla kontrabandë, e pëson 61-vjeçarja në Korçë

Është arrestuar ditën e sotme në Korçë një 61-vjeçare me iniciale  F. M e cila banonte në Korçë. 61- vjeçarja shiste mall kontrabandë në dyqanin e saj.

Policia ka konfiskuar kuti me kapsolla dhe paketa me cigare, pa pullë fiskale.

Në zbatim të planit të posaçëm operacional policor dhe udhëzimit të përbashkët të 3 ministrave, për ndalimin e zhurmave në zonat e banuara dhe për ndalimin e përdorimit të lëndëve piroteknike, në kundërshtim me rregullat dhe me kriteret, shërbimet e strukturave të DVP Korçë dhe të Komisariateve vartëse të saj kanë vijuar me kontrolle në subjekte të ndryshme.

61-vjeçarja po gjykohet në gjendje të lirë.


Shtuar 12.12.2023 15:20