Shiste heroinë në Allias, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Tiranës ka arrestuar një 45-vjeçar i cili u arrestua në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike, heroinë.

Sips policisë, si rezultat i kontrolleve, në Allias, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi E. Dh., 45 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë i kanë gjetur 45-vjeçarit, një sasi lënde të dyshuar narkotike heroinë, të ndarë në doza, gati për shitje. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndë narkotike heroinë, e ndante në doza të cilat i shiste më pas në zonën e Alliasit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 17.08.2023 14:30