Shiste fishekzjarre kontrabandë, procedohet 34-vjeçari në Durrës

Policia e Durrësit ka proceduar penalisht një 34-vjeçar pasi në dyqan i janë gjetur disa kuti me fishekzjarrë dhe kapsolla të llojeve të ndryshme të cilat shiteshin ilegalisht.

Qytetari me iniciale E.S i cili banonte në  Durrës iu sekuestruan ditën e sotme lëndët piroteknike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 14.12.2023 14:52