Policia e Tiranës ka arrestuar një 20 vjeçar, i cili u kap duke shitur doza kanabisi në afërsi të një shkolle në Kashar.
Në kuadër të operacionit “Tempulli”, në afërsi të një shkolle në Kashar, u kap dhe arrestua në flagrancë shtetasi E. S., 20 vjeç, banues në Kashar.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 20-vjeçarit, sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis, të ndarë në doza, gati për shitje.
Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se 20-vjeçari e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në afërsi të shkollave në Kashar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.