Emrat/ Shisnin lëndë narkotike pranë shkollave, arrestohen 3 në Durrës

Në kuadër të operacionit të koduar ‘Grupi’, uniformat blu në Durrës, kanë vënë në pranga tre persona, pasi akuzohen se shisnin lëndë narkotikë pranë shkollave.

Ata shpërndanin drogë pranë shkollave dhe në lokale nate në zona të ndryshme, ku kanë rëndë kështu në prangat e policisë.

Ndërkohë,  një tjetër është shpallur në kërkim.

Policia ka vënë në pranga, Artur Jangozi, 50-vjeç, Arolt Jangozi 24-vjeç, babë e bir të dy banues në Fushë-Krujë dhe Ridvan Kapllanin 27-vjeç dhe u shpall në kërkim një tjetër shtetas, pjesëtar të këtij grupi.

Njoftimi:

“Në kuadër të operacionit të koduar ‘Grupi’, u gjetën 5 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, të gatshme për t’u ndarë në doza, me qëllim shitjen nga këta persona, në afërsi të shkollave dhe në ambiente të tjera që frekuentohen nga të rinjtë.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me një automjet, tre celularë dhe 400 euro të dyshuara të përfituara nga shitja e dozave.

Vijon puna për ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim, si dhe për identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të tjerë që mund të jenë implikuar në këtë grup.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë , për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


Shtuar 9.01.2024 12:21