Policia ka vënë në pranga dy shtetas në Fier, babë e bir, pasi gjatë kontrollit në lokalin e tyre u kapën duke shitur lëndë narkotike në doza.
Në në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë.
Njoftimi i policisë:
Fier
Finalizohet me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier operacioni policor i koduar “Doses”.
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin në doza, vihen në pranga babë e bir.
Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të marra në rrugë policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Doses” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. D., 55 vjeç dhe D. D., 27 vjeç, banues në Fier.
Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. D, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin u kapën duke shitur lëndë narkotike në doza.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim./albeu.com