Shifrat e popullsisë, Luan Baçi: I gjithë procesi i Censusit është i manipuluar

Deputeti demokrat Luan Baçi thekson se rezultatet e INSTAT-it lidhur me regjistrimin e popullsisë së Shqipërisë janë të dyshimta, pasi kemi të bëjmë me një institucion tërësisht në varësi të kryeministrit.

“Censusi është një proces tërësisht i manipuluar. Pasi publikimi i të dhënave u shty pa asnjë shpjegim për 8 muaj. Dhe është e njëjta metodë që u përdor edhe gjatë pandemisë së Covid-it, ku shifrat reale nuk u publikuan asnjëherë aq sa ishin në realitet,

Edhe pse ata e cilësuan si një proces të suksesshëm, por duhet të kujtojmë se bëhet për një regjistrim të popullsisë në një periudhë ku kemi rreth 1 milion banorë të larguar, ndërsa në këtë Census kemi një shifër prej 400 mijë të larguar.

Dhe kjo shifër do t’i shërbejë që kjo mazhorancë të tentojë të manipulojë votimet e ardhshme”, u shpreh ndër të tjera në intervistën e tij në studion e lajmeve në “Ora News”, ligjvënësi demokrat Luan Baçi.

 


Shtuar 28.06.2024 15:47