Shi i dendur e breshër në Korçë, dëme të mëdha në të mbjella (VIDEO)

Pasditen e sotme moti i keq ka përfshirë qarkun e Korçës. Maliqi është goditur nga breshëri intensiv.

Mësohet se breshëri ka prekur zonën e Vreshtasit dhe ka dëmtuar të mbjellat në bujqësi, kryesisht grurin.

Në Vreshtas dhe Podgorie, dy fshatrat më të prekur nga breshëri paraprakisht flitet për dëme të mëdha në bujqësi.

Ndërkohë, po ashtu moti i keq ka ndikuar edhe në turizëm, ku bëhet me dije se janë anuluar dhjetëra  prenotime në qytetin liqenor të Pogradecit.

Ndërkohë ditën e djeshme edhe Fushë-Arrëzi u godit nga breshri i cili shkaktoi dëme të mëdha në bujqësi.

/Albeu.com/


Shtuar 24.06.2023 13:51