Këtë të shtunë, qyteti i Gramshit është përfshirë nga moti i keq, i shoqëruar me stuhi të forta dhe reshje breshëri.
Si pasojë e reshjeve intensive, uji ka vërshuar në disa akse rrugore, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe në lëvizjen e qytetarëve.
Autoritetet lokale ndodhen në terren dhe po monitorojnë situatën, ndërsa deri më tani nuk raportohet për dëme në banesa apo persona të lënduar.
