Shfrytëzonin të miturit në Durrës, nën hetim 11 persona

11 persona janë vënë nën hetim nga policia e Durrësit, nën akuzën e shfryëzimit të të fëmijëve dhe nipërve të tyre nga 2-13 vjeç për të lypur tek qytetarë të ndryshëm.

Nën hetim janë vënë Xh. H., A. B., S. B., M. B., R. A., A. K., V. A., E. A., A. A., S. A. dhe R. O., pasi në 7 raste, janë konstatuar në zona të ndryshme të qarkut, teksa shfytëzonin për të lypur, të mitur të afërm të tyre, me mosha që varionin nga 2 vjeç deri në 13 vjeç.

Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet dhe kontrollet kundër kësaj paligjshmërie.


Shtuar 30.06.2023 13:34