Policia ka referuar materialet në Prokurori për dy nëna nga Fieri, të cilat u konstatuan në zona të ndryshme të qarkut, teksa kishin nxjerrë për të lypur, fëmijët e tyre përkatësisht 8 dhe 11 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Fier
Shfrytëzonin për të lypur, fëmijët e tyre 8 dhe 11 vjeç, procedohen penalisht 2 shtetase.
Si rezultat i patrullimeve të vazhdueshme nga grupe të Policisë së Fierit, me qëllim konstatimin e rasteve kur fëmijë apo foshnje shfrytëzohen për të lypur, u evidentuan 2 raste të kësaj paligjshmërie, për të cilat janë referuar materialet procedurale në Prokurori, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturit”, për shtetaset L. Ç., 36 vjeçe dhe E. O., 27 vjeçe.
Këto shtetase u konstatuan në zona të ndryshme të qarkut, teksa kishin nxjerrë për të lypur, fëmijët e tyre përkatësisht 8 dhe 11 vjeç.
Kontrollet kundër kësaj paligjshmërie, do të vijojnë.
Policia e Fierit apelon për prindërit dhe për qytetarët që të mos shfrytëzojnë të miturit për veprimtari ekonomike të papërshtatshme me moshën e tyre, pasi përveç se përbën një paligjshmëri të dënueshme nga Kodi Penal, ky veprim dëmton edhe shëndetin psiko-emocional të të miturit.