Shfaqi probleme në burgun e Fierit, ndërron jetë rrugës për në spital 51-vjeçari

Një 51-vjeçar, i cili shfaqi probleme shëndetësore në burgun e Fierit ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në burgun e Fierit dhe dyshohet që shkak i vdekjes ka qenë një infarkt.

Shoku i dhomës ka konstatuar problemin shëndetësor dhe ka njoftuar autoritetet të cilat kanë marrë masat për ta dërguar në spital.

Fatkeqësisht 51-vjecari ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Fierit./Albeu.com/


Shtuar 4.05.2023 09:30