“Shes 4 qese, të pestën e pi vetë”, 20-vjeçari tregon sa përfiton nga shitja e hashashit

Për emisionin “Vetting” 20-vjecari tregon se një bashkëmoshatar e ka joshur në fillim për të tymosur një cigare hashash kur ishte në moshën 14 vjeç. Më pas ia ka sugjeruar një tjetër bashkëmoshatari dhe kështu krijohet rrjeti i frikshëm i konsumatorëve të lëndëve narkotike ndër minoren. Është një kambanë alarmi që mesa duket askush nuk po e dëgjon.

I riu thotë se ka nisur të jetë konsumator dhe shpërndarës i hashashit që në moshën 14-vjeçare, në fillim e ka nisur me doza të vogla dhe më pas ka nisur ta rrisë sasinë e konsumit.

“Unë kam lindur në vitin 2002 dhe jam 20 vjeç. Të gjitha kanë ardhur avash-avash, ka 5-6 vite besoj ose më shumë, i bie nga mosha 14-15 vjeç. Si fillim pinim nga 2 cigare në fillim pastaj duke u shtuar më shumë, nga 4-5. Sot me një qese që shitet 6 mijë lekë, 5 mijë lekë unë ja dorëzoj atij dhe 1 mijë lekë i mbaj për vete, varet pastaj në katër qese e pesta është për mua, si pjesë e përfitimit. Për pjesën e sugjerimit shkon si zinxhir mua ma ka sugjeruar njëri unë ja sugjeroj dikujt tjetër edhe për ta shitur a kupton jo vetëm për ta pirë për qejf. Me çunat që rri dhe gjithë shoqërisë time ja kam sugjeruar edhe të gjithë e kanë pëlqyer s’ka dal dikush për të thënë që jo unë nuk e pi. Kështu bëjnë në fillim por pastaj i bën për vete”.

 

 


Shtuar 8.10.2022 23:26