Një sherr me sende të forta ndodhi ditën e sotme në fshatin Borizanë pranë Krujës, ku të plagosur mbetën dy anëtarë të fisit Maja.
Mësohet se në konflikt është përfshirë edhe Xhelal Rraja, i cili është administratori i një guroreje.
Gjithashtu mësohet se Xhelal Rraja është vëllai i deputetit socialist Rrahman Rraja.
Konflikti fillimisht verbal degaradoi në konflikt fizik.
Anëtarë të fisit Maja kanë dhunuar me tytën e armëve dhe me sende të tjera anëtarët e fisit Rraja.
Shkak për përplasjen e dhunshme janë bërë guroret që operojnë në këtë zonë, për të cilat banorët janë ngritur disa herë në protestë.
Besohet se një prej guroreve është në pronësi të fisit Rraja, të cilët gjithashtu kanë dhunuar dy anëtarët e fisit Maja, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në kryeqytet.