Sherri për birrat i mori jetën 29-vjeçarit, del nga burgu Orgest Drazhi (VIDEO)

Ditën e sotme Gjykata e Tiranës ka venduar të lë të lirë mikun e Jurgen Dukës, Orgest Drazhi duke I vendosur atij masën e sigurisë “detyrim paraqitje”.

Rikujtojmë se pak ditë më parë Duka u vra pas një sherri banal në një market në Tiranë ku autori ende në kërkim, qëlloi me plumb në zemër 29 vjeçarin pas një debati për radhën e pagesës.

Ka qenë prokurori që ka kërkuar lirimin e Orgest Drazhit nga qelia, duke vendosur ndaj tij vetëm masën e sigurisë ”detyrim paraqitje”.

NJOFTIMI I GJYKATËS:

Ju bej me dije se lidhur me masen e sigurimit ne ngarkim te shtetasit Orgest Drazhi, seanca eshte zhvilluar diten e djeshme date 16.12.2021, me prokuror te çeshtjes Petrit Hysi dhe gjyqtare Oltjona Goxha.

Ne perfundim te gjykimit me kerkese te prokurorise dhe ne baze te nenit 244/3 te K.Pr.Penale ku percaktohet se gjykata nuk vendos dot nje mase sigurimi me te rende se ajo e kerkuar nga ana e prokurorit, gjykata vendosi caktimin e mases se sigurimit “Detyrim per tu paraqitur ne policine gjyqesore”, parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale. /albeu.com/

 


Shtuar 17.12.2021 11:09